Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, ka ndihmuar një vogëlush, që ai të shkojë në Genova, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Vogëlushi që ka nevojë për ndihmë quhet Aldo dhe sot është nisur drejt Genovës së Italisë, ku do i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Ka qënë babai i Aldos, Hamdi Skeja, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar Bardh Spahinë, duke treguar një foto nga Genova.
Postimi i babait të vogëlushit, Hamdi Skejës:
Pas përpjekjeve të shumta të Dr Bardh Spahia dhe fisnikes zonja Nausika Spahia (motra e Dr Bardhit), kirurgu e pranoi rastin e Aldos, dhe ka qënë dita më e lumtur e mbushur me emocione që shpërtheva në lotë. Më pas, shumë telefonata për një Vizë dhe më thonë Arifi dhe Ardi (shoku i ngushtë dhe kunati i vogël) ty nuk të duhet viza në ambasadë, të çojmë Ne me makinë, dhe u nisem dhe arritem. Këto ditë do pushojmë pasi nuk po mundja të qendroja më në Shqipëri. Sot është një ditë e bukur, plot diell, dhe lutem që ky diell të na shoqëroi këto ditë.
Rikthimin te Gaslini në Genova të Italisë, Aldo mbante mend çdo vend që kemi qënë në 2018-n dhe kjo fotografi u shkrep në një vendqendrim përballë Detit që dilnim atëherë!
Lexohemi në postimet e radhës.
Mirënjohje për të gjithë Ju!