ROME, ITALY - SEPTEMBER 6: Fratelli d???Italia political party leader Giorgia Meloni attends the television talk-show "Porta a Porta" broadcast on the Rai Uno channel, on September 6, 2022 in Rome, Italy. Italians head to the polls for general elections on September 25, 2022. (Photo by Antonio Masiello/Getty Images)

Kampet e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të jenë dhe fokusi i takimit të Kryeministres italiane Gergia Meloni në Shqipëri të mërkurën.

Në axhendën zyrtare e bërë me dije nga Kryeministria e Italisë, Meloni pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth mesditës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Ata do të nisen më pas drejt Lezhës, ku do të inspektojnë dhe punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve, një marrëveshje që u nënshkrua vitin e shkuar nga dy krerët e qeverive.

Vizita e Melonit në Shqipëri parashikohet që të kryhet brenda ditës së mërkurë, ndërsa nuk bëhet me dije nëse Kryeministrja italine do të takohet me zyrtarë të tjerë përveç Ramës. Sa I përket kampeve të emigrantëve në Lezhë të cilat do të administrohen nga shteti Italian, ende nuk kanë përfunduar punimet edhe pse parashikohej që kampet të hapeshin në maj të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu