Ballina Aktualitet Autobusi këput telat elektrik në hyrje të Shkodrës, rrezik për kalimtarët

Autobusi këput telat elektrik në hyrje të Shkodrës, rrezik për kalimtarët

Përcjellësit elektrik të shtyllave në hyrje të Shkodrës u këputën nga një autobus në mënyrë aksidentale. Rënia në tokë e përcjellësve eletrik krijoi një rrezik për automjetet dhe këmbësorët në atë zonë ndaj OSHEE ndërhyri menjëherë për t’i larguar.

Ndërkohë u shkaktua edhe një zjarr nga rënia e përcjellësve të energjisë elektrike derisa u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve për të shuar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre.
Është e paqartë se si autobusi goditi telat elektrik ndërsa policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje./star+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks