Hapet për qarkullimin e automjeteve ura e Milotit. Në muajin korrik të vitit të kaluar në këtë vepër, e cila ka një gjatësi prej 781 ml, u konstatuan problematika në këmbët mbajtëse dhe për arsye sigurie u vendos ndalimi i qarkullimit të automjeteve. Menjëherë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës u hartua projekti i ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen e themeleve të kësaj ure. Me...