Hakmarrja dyshohet të jetë një ndër shkaqet që ka çuar në ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanajt një natë më parë në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se i vëllai i 39-vjeçarit Briken Sanaj ka plagosur në vitin 2012 një person në Lezhë, pistë e cila nuk përjashtohet nga grupi hetimor se mund të ketë çuar në ekzekutimin e Sanajt. Ende nuk bëhet me dije se për cilën plagosje bëhet fjalë. Familja e Sanajt, jeton ende në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës. Vetë 39-vjeçari Sanaj, apo siç njihej ndryshe Anton Gjini, ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Vetë viktima Briken Sanaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Dinamika e ngjarjes: 

Autorët janë kujdesur që ta qëllojnë 39-vjeçarin pa praninë e familjes. Ai është qëlluar sapo ka lënë bashkëshorten në shtëpi, ndërsa ka qenë duke dalë nga garazhi i makinës. Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy, janë futur me makinë brenda rezidencës ‘Kodra e Dielli’, duke thyer edhe traun dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejtë 39-vjeçarit.

Tre plumba e kanë kapur Sanajn në fytyrë, plagë të cilat i morën edhe jetën. Sipas burimeve, kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale “vrasje me paramendim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu