Ballina Kronike Atentati në Lezhë, polici qëlloi 10 plumba pas sulmit të agresorëve! Ndalohet...

Atentati në Lezhë, polici qëlloi 10 plumba pas sulmit të agresorëve! Ndalohet me urdhër të prokurorisë. Kush ishte personi ‘misterioz’ që qëlloi 6 herë?

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i mbrëmjes të së dielës në Rrilë të Lezhës, ku shënjestër ishin djemtë e fisit Nikulaj.

Pas ndalimit të efektivit të Policisë, Besart Kovaçi, i cili ishte në berberhanën ku ndodhi ngjarja dhe qëlloi me armë zjarri në momentin e atentatit, është zbuluar se nga pistoleta e tij janë qëlluar 10 plumba dhe jo 4 siç u pretendua më herët.

Këto të dhëna kanë dalë pasi është mësuar se në armën e shërbimit të Kovaçit kishte 15 plumba dhe pas të shtënave, kishin mbetur vetëm 5 plumba.

Ndërkohë brenda berberhanes janë gjetur 16 gëzhoja pistolete, 10 të policit dhe 6 gëzhoja të një arme të dytë, armë e cila nuk është gjetur.

Një nga 3 personat brenda, përveç policit, dyshohet po ashtu të ketë qëlluar me këtë pistoletë.

Ndërkohë hetimet vijojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë të dyshuarve si të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks