Ballina Aktualitet Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burg për jetë për Redjan Rrajan

Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burg për jetë për Redjan Rrajan

Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burg për jetë për Redjan Rrajan. 

Një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, përftimi i ADN-së në provat e tjera në vendin e ngjarjes dhe makinën e autorëve, si rroba, kapele, doreza, të dhënat e siguruara nga zbërthimi i dy telefonave, transkriptimi i  komunikimeve me platformën SKY ECC, janë provat që fundosën Redjan Rrajën, gjatë hetimeve për atentatin e Shkozetit, ku vdiq shoferi Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja e Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho (“Rrumi i Shijakut”. Mbi këto fakte, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm për 5 vepra penale, ndërsa për ndihmësin e tij Arjol Halilaj kërkoi 35 vite heqje lirie.

“Ndryshe sa ka pretenduar Redjan Rraja dhe mbrojta e tij, se vetëm profilet e ADN-së kanë shërbyer si argument për akuzën, bëjmë me dije se janë përftuar po ashtu gjurmë të tij në rroba, xhup e tuta, kapele e doreza të tij”, tha prokurori i SPAK Adnan Xholi që lexoi pretencën, teksa asistohej nga kolegu i tij Olsi Dado.

Më tej, organi i akuzës tregoi edhe detaje nga hetimet e kryera, ku “ditën e ngjarjes sipas saj, Redjan Rraja është zbardhur përmes valëve telefonike, vendndodhja e tij në vendin e ngjarjes, teksa për 7 minuta ka kryer 886 hapa, lëvizje këto intensive dhe të sforcuara që tregojnë angazhimin e tij në krim si ekzekutor”, vijoi më tej Xholi. 

Sipas Prokurorisë, “bashkëshortja e Redjan Rrajës ka deklaruar se ditën e ngjarjes ky i fundit ndodhej jashtë vendit, ndërsa kjo është përdorur si alibi nga i pandehuri, ndaj familjarëve të tij. Janë evidentuar nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, terma si “bidon”, “benzin”, “autostradë”,  “Benz”, “Arjani” etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve”, tha akuza.

Seanca e radhës me konkluzionet e mbrojtjes së Rrajës dhe Halilit do të mbahet më 15 qershor në orën 14:00

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks