Screenshot

Detaje të reja dalin lidhur me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku humbi jetën një shtetas 69-vjeçar. Fillimisht u raportua se Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e shpërthimit të kabinës elektrike, por burime nga grupi hetimor konfirmojë se kemi të bëjmë me një atentat me tritol.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka mohuar zyrtarisht se ka pasur shpërthim të kabinës apo të panelit të matësave elektrikë, duke përjashtuar një defekt në rrjetin e energjisë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër për gjakmarrje.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe për përcaktimin e plotë të rrethanave të shpërthimit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim përfundimtar mbi motivet e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu