Entjan Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.
Policia njofton se Entjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, policia po vijon intensivisht kontrollin ezonës, teksa rrethanat e atentatit janë ende të paqarta. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat në zonën e atentatit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.






