Ballina Kronike Atentat me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, 30-vjeçari qëllohet me breshëri...

Atentat me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, 30-vjeçari qëllohet me breshëri plumbash brenda berberhanes!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qendër të Rrilës në Lezhë. I plagosuri është Sokol Daci, rreth 30 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, ku dyshohet për atentat pasi është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendngjarja.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks