Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e Don Boskos  në Tiranë ku ka humbur jetën një grua e cila punonte si banakiere. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një fëmijë i mitur që ka marrë plumb në këmbë. Burime për gazetarin Sokol Dema bën me dije se ka qenë një  makinë në lëvizje ka qëlluar në drejtim të ambientit të lokalit çka nxit dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat. Burime jozyrtare bëjne me dije se pronar i lokalit është Fatjon Murati një person mjaft i njohur në botën e krimit, mik i Endrit Dokles. 

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamisë së Brrakës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu