Ballina Analiza dhe Komente Astrit Bushati: Problem i Benetit asht sigla qe perfaqeson, sigel qe i...

Astrit Bushati: Problem i Benetit asht sigla qe perfaqeson, sigel qe i ka sjelle aq fatkeqesi Shqipnise e ne vecanti qytetit tem

Nga Astrit Bushati/ Miqt e mij! Mbas shume reflektimeve gjate kesaj fushate elektorale lokale, shoh disa fenomene sa te çuditshme dhe po aq normale , ne nje perplasje zgjedhore.
Me ban çudi ne keto zgjedhje, pasi kandidati i PS, Zoti Beci, paraqitet si nje risi, per vete personalitetin e tij dhe karrieren, qe ka patur ne 20 vitet e fundit. Por jo vetem, por edhe si bir i nje familje intelektuale e qytetare shkodrane, perqasja e tij ne fushate ka qene e qete dhe konkrete, duke vene ne dukje, ato qe merr persiper me ba, pa anatemue direkt, administrimin e derisotem te bashkise. Sigurisht, ai ve ne dukje, se humbja e tij ne keto zgjedhje do jete fatkeqesi per Shkodren, pasi do mbeten te parealizuara projektet qe ka paraqite, pasi nuk do te financohen. Me troc se ai e ka thane, kryeministri , i cili ka kercenuar te gjithe komunitetet, ku do te votohet opozita, per mosfinancimin e projekteve per permiresimin e infrastruktures dhe jetes se ketyre komuniteteve. Atehere ku qendron risia me vite me pare?!
Kandidate intelektuale, qytetare dhe te zote ne profesionet e tyre, biles dhe te paangazhuar politikisht ka patur Partia Socialiste edhe ne zgjedhjet e meparshme lokale, siç kane qene Gjergj Leqejza, Namik Kopliku e Keti Bazhdari. Pra nuk ka caluar, ne perzgjedhjen e kandidateve, Partia Socialiste ne keto 32 vite pluralizem, por ne menyren e perqasjes se saj ndaj Shkodres, kur ka qene ne pushtet. Qytetaret e Shkodres nuk harrojne terrin 8 vjecar dhe mungesen totale te investimeve ne periudhen 1997-2005. Trajtimi ne menyre armiqesore i Shkodres asht trashegim i trajtimit armiqsor ndaj Shkodres per 47 vite nga diktatura komuniteteve. Dhe vijme ne 2013,kur e majta e bashkuar fiton ne qarkun e Shkodres 6-5,per here te pare ne periudhen e pluralizmit. Me kete fitore te socialisteve ne Shkoder, u plotesua “kushti i domosdoshem”,qe qeveria e majte, te kthente koken nga Shkodra…
Mazaallah! Asnje investim, ose me pikatore si ma pare, si stadiumi ,pjese e rruges Velipoje, pjese e rruges Shirokes, sheshi i saj e asgja ma shume, nderkohe qe rilindja urbane kishte mberritur edhe ne sheshe qytetesh, pa qytetare!!! Perseri sot, 6-5, asht raporti i deputeve te Shkodres ne favor te qeverise. Por prap asgja!! Vec premtime , premtime!
Nuk kam asgja me Benetin, pervec inkoherences politike qe ka pase! Ato projekte i sherbejne Shkodres, por nuk jane te domosdoshme.Me ju thane te drejten, nuk me pelqejne aspak stili 3D i projkteve, qe me kujtojne kohen e “partise” dhe pallatet qe baheshin ne te njejtin stil ne tane Shqipnine.
Te domosdoshme jane premtimet dhe ndermarjet konkrete te garantit te tij, Kryeministrit, per autostraden Milot-Shkoder- Hani i Hotit, thellimi i Bunes, komunikimi i lire ne gjithe liqenin e Shkodres, Rruga e Shkoder- Koman -Fierze, investimet ne infrastrukturen bujqesore, subvencionet bujqesore, etj.
.
Cfare ka ndryshu, ne kete fushate? Ndryshe nga rastet qe permenda me pare, sot kemi disa artiste te nderuem te Shkodres, ne krah te Benetit! E drejta e tyne, por nuk e di ndryshimin me kandidatet qe fola ma nalt??!!
Problem i Benetit asht sigla qe perfaqeson, sigel qe i ka sjelle aq fatkeqesi Shqipnise e ne vecanti qytetit tem.
Vetem nje qytetar shkodran, si Dashamir Dini, ne pervjetorin e vdekjes se zotit Pjeter Arbnori, ka kerkuar falje per krimin komunist ndaj Shkodres, ne aktivitetin e zhvilluar ne Teatrin Migjeni. Asnje tjeter ne Shqipni, asnji!!!
Cdo perzgjedhje qe bajme, ka te baje, ne rradhe te pare, me ndergjegjen tone. A i pershtatet ajo perzgjedhje, parimeve, vlerave qe mbrojme?
Une e kam ba zgjedhjen teme. Do vazhdoj te votoj, sic kam votu nga 31 marsi 1991,kandidatin, Bardh Spahia dhe forcat politike mbeshtetese, pasi me gjithe ndryshimet e medha ne 32 vite, parimet e lirise dhe drejtesise nuk i mbron kush ma mire.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks