Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt.

“Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro”-tha Rama.

Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari.

Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”-shtoi Rama.

Kreu i ekzekutivit përmendi edhe hapjen e grup kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian.

“Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hap”-tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu