Deputeti demokrat Bardh Spahia i pergjigjet me fakte konkrete deputetit te PS Onid Bejleri. I rreshton investimet dhe projektet gjate drejtimit te bashkise Shkoder ne mandatin 1 vjeçar.
Status i plote:
Z. Bejleri, të falenderoj për pyetjet dhe për asistin perfekt që më dhe për t’ju rikujtuar njerëzve punët e mira që janë bërë, ndryshe nga pretendimet e propagandës të partisë që të ka emëruar ty deputet.
Si qytetar i Shkodrës dhe si deputet, ndjej detyrimin ti përgjigjem pyetjeve tuaja një për një.
Shpresoj të marr dhe unë përgjigje për pyetjet e mia.
Më poshtë ke një listë me vetëm disa nga punët që janë bërë për më pak se 1 vit, dhe është e trishtë të shohësh se fatkeqësisht janë më shumë se keni bërë ju në 3 vite “drejtim” të bashkisë edhe pse qeverine qendrore e keni tuajën.
Sigurisht, ne i kemi bërë për qytetarët z. Bejleri, jo për fb apo për instagram, jo për ti verbuar e hutuar me propagandë por për ti shërbyer.
Dhe nuk po ju listoj më shumë se 50 projekte që i kemi dërguar me kërkesën për financim por qeveria e partisë të cilës ti i shërben me krenari z. Bejleri, ja ka refuzuar qytetarëve Shkodranë të djathtë e të majtë.
Të gjitha këto z. Bejleri janë bërë me paratë e taksapaguesve shkodranë, të cilët paguanin taksa edhe më të ulta dhe për të cilat jam siguruar që të mos abuzohet kurrë.
1. Projektet e Rrugëve dhe Infrastrukturës
Rikonstruksion i rrugës (degëzim) “At Zef Valentini”.
Rikonstruksion i rrugës “Mehmet Shpendi”, Faza 2.
Sistemim – Asfaltim i degëzimit të rrugës “Gjomarkaj”.
Sistemim – Asfaltim i rrugëve të brendshme, fshati Hot i Ri.
Rikonstruksion i rrugëve të brendshme Shirokë: Rruga e Shtregullave.
Sistemim – Asfaltim i rrugës Oblikë Qendër – Lagjja Lami dhe Rashkej.
Rikonstruksion i rrugës “Bajri”.
Liqeni VII (Projekt specifik).
Rikonstruksion i vazhdimit të rrugës “Ajasëm”.
Rehabilitim i qendrës së fshatit Grudë e Re.
Rruga “Kalimtari” dhe rruga “Shkolla e Re”.
Sistemim – Asfaltim i segmentit rrugor “Skënderaj”. Rruga “Haxhi Cafaj”, Golem.
Sistemim – Asfaltim i rrugëve të brendshme, Dobraç.
Sistemim – Asfaltim i rrugës “Darragjat”, Dajç, Loti II.
Sistemim – Asfaltim i rrugës “Maliq Idrizi”, Shtoj i Ri, Faza I.
Sistemim – Asfaltim i rrugës së Mushanit, Loti II.
Sistemim – Asfaltim i rrugës së Drinit, Bahçallëk.
Sistemim – Asfaltim i rrugës në fshatin Shtoj i Vjetër – Guci e Re.
Vazhdimi i rrugës së Ramoshëve (Lagjja Peraj).
Rikonstruksion i rrugës “Milan Shuflaj”.
Rikonstruksion i rrugës “Qafa e Bishkazit”.
Sistemim – Asfaltim i rrugës Velipojë Plazh, Loti III.
Rikonstruksion i rrugës “Usta Meta”.
Sistemim – Asfaltim i rrugës së fshatit Ças.
Sistemim – Asfaltim i rrugës “Viluni”.
Sistemim – Asfaltim i rrugës Oblikë – Pallatet.
Rikonstruksion i rrugës “Dragushaj”.
Rikonstruksion i rrugës “Asdreni”.
Rikonstruksion i rrugës “Milosao”.
Rikonstruksion i bllokut të pallateve, rruga “Arkitekt Sinani”.
Rikonstruksion i rrugës “Besnik Ceka”.
Rikonstruksion i vazhdimit të rrugës “Bardhosh Dani” në lidhje me rrugën “Rrojej”
2. Investimet në Arsim (Realizuar)
Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit “Jordan Misja” (përfshirë sistemin e ngrohjes).
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” (në proces).
Ndërtimi i ambienteve të reja të shkollës 9-vjeçare “Ismet Sali Bruçaj”.
Sistemi i ngrohjes në shkollat “Arif Selimi” (Vukatanë) dhe “Ernest Koliqi” (Shirokë).
Rikonstruksioni i tualeteve në shkollën “Branko Kadia”.
Ndërtimi i fushave sportive në shkollat “Ali Laçej” dhe “Azem Hajdari”.
3. Projekte Gati për Implementim
Rikonstruksioni i gjimnazit “Kolë Idromeno”.
Sistemi i ngrohjes për shkollat “Branko Kadia” dhe “Mati Logoreci”.
Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”.
Fusha sportive në shkollat: “Ndre Mjeda”, “Tringë Smajli”, “Prenkë Jakova” dhe “Adem Haxhija”.
4. Hapësirat Publike dhe Mirëmbajtja
Lirimi i hapësirave publike në Pedonalen “Kolë Idromeno”.
Rikualifikimi i lulishtes dhe pedonales në Velipojë.
Rikualifikimi i lulishtes te Teatri “Migjeni”.
Rikonstruksioni i lulishtes “Esat Gjyli” (Xhabije).
Ndërtimi i Strehëzës së parë Publike për qentë endacakë.
– Organizimi i eventit “SHIFE” për promovimin e Shkodrës edhe përmes kulinarisë.
– Rikthimi i Orkestrës Simfonike të Shkodrës mbas 32 vitesh.
5. Projekte të realizuara dhe përfunduara nga ne por që ju i pretë shiritin.
Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës “Memej”.
Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës “Jul Variboba”.
Ndërtimi i pistës së biçikletave në segmentin Parrucë – Xhabije.
Ndërtimi i trotuarit te rruga “Daut Boriçi” dhe rruga e “Shtregullave”.
Modernizimi i ndriçimit në 5 rrugët kryesore të Shkodrës me teknologji LED (financim i qeverisë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër). Ky projekt u realizua plotësisht nga ana jonë, ndërkohë që ju bëtë vetëm përurimin e tij.





