Gjenden dhe asgjësohen 88 bimë të dyshuara narkotike në fshatin Brashtë të Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar, policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë të këtij rasti.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Brashtë, në vendin e quajtur “Bjeshka e Brashtës”, gjetën të kultivuara 88 bimë të dyshuara narkotike, të cilat i asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu