Ballina Kronike Asgjësohen 810 bimë narkotike cannabis sativa, pranga 30 vjeçarit nga Vau Dejësi

Asgjësohen 810 bimë narkotike cannabis sativa, pranga 30 vjeçarit nga Vau Dejësi

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”.

Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.

Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks