Ballina Politike As pas shuplakës së 6 Marsit Alibeaj nuk tërhiqet, përballë Ramës e...

As pas shuplakës së 6 Marsit Alibeaj nuk tërhiqet, përballë Ramës e Berishës në 14 Maj

Pasi vulosi një ditë më parë dështimine reformës zgjedhore bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për këtë çështje dhe njeriu që mban vulën e partisë demokrati Enkelejd Alibeaj ka vijuar fushatën elektorale në Mirditë. Ai tha se do të dalë këshilltarë dhe kandidatë për kryebashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.

Enkelejd Alibeaj: “Synimi i takimit është riorganizimi dhe plotësimi I strukturave të PD-së. Po e bëj të qartë PD do të marrë pjesë në zgjedhje lokale në formacion të plotë”

Por Alibeaj nuk hezitoi të akuzonte grupin tjetër brenda llojit për situatën e bredshme teksa tha se demokratët duhet të refuzojnë kategorikisht aleancën me Partinë e Lirisë.

Enkelejd Alibeaj: Të marrësh demokratët dhe ti çojë ashtu tufë si dhuratë në një sigël tjetër, Partia e Lirisë nuk e pranoj dot. Nuk duhet ta pranojë asnjëri nga ne por ta refuzojë me neveri.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi ju referua Sali Berishës si  përçarës të PD-së dhe nxitës së gjuhës së urrejtjes mes demokrateve.

Deri më tani grupimi Alibeaj është angazhuar të nxjerrë kandidatët e saj duke përzgjedhur kandidatë në 8 bashki të vendit.

Kandidatët e Grupit të Alibeajt

Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan – Florian Qamo 
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Lezhë – Sandër Marku
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks