Artistja britaniko-irakiane Lina Ogaily çeli në Shkodër ekspozitën e saj më të fundit personale, duke prezantuar vepra që eksplorojnë kujtesën, identitetin dhe përkatësinë kulturore. E lindur në Kuvajt, e arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe e rrënjosur thellë në trashëgiminë irakiane, arti i Ogaily ndërthur abstraksionin me simbolizmin, duke u frymëzuar nga traditat lindore dhe perëndimore. Veprat e saj të ngarkuara emocionalisht reflektojnë mbi mërgimin, nostalgjinë dhe hapësirat mes përkatësisë dhe shpërnguljes.

“Kjo është ekspozita ime e katërt në Shqipëri. Duke kuptuar rëndësinë e një qyteti si Shkodra, e pata të pamundur të mos prezantoja punimet e mija artistike në këtë qytet që njihet për kulturë dhe art. Pikturat janë shprehje e gjendjes shpirtërore dhe asaj emocionale duke reflektuar situatën e vendit të origjinës sime, Irakut. Nostalgjia karakterizon jo pak herë ndjesitë e mija të cilat pasqyrohen në art. Mesazhet e ekspozitës janë të hedhim një hap pas nga jeta, të fokusohemi në botën e brendshme, të largojmë veten tonë nga shpërqendrimet e përditshme. Ka shumë për të mësuar nga jeta por ne duhet ti japim kohë vetes sonë”.
Me dymbëdhjetë ekspozita personale dhe mbi pesëdhjetë ekspozita ndërkombëtare në grup, vepra e Ogaily vazhdon të lidhë kultura të ndryshme, këtë herë duke ardhur në Shkodër, qytetin e artit dhe kulturës.

Lina ështe thellesisht e angazhuar me trashëgiminë kulturore të vendit të saj dhe e përdor artin si një mjet për të krijuar ura dhe lidhur komunitetet në Shqipëri dhe në Ballkan. Ekspozitat e saj personale shërbejnë si një platformë për dialog dhe lidhje, duke nxjerrë në pah përvojat dhe vlerat e përbashkëta në një rajon të pasur me histori dhe diversitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu