Ballina Sport Arsenal pa rivalë, triumfon edhe në derbi. Londinezët e nisin aty ku...

Arsenal pa rivalë, triumfon edhe në derbi. Londinezët e nisin aty ku e lanë

Arsenali është thjesht i pamposhtur. Skuadra e Michel Artetas nuk e humbet vesin edhe kur në sulm ka një mungesë të rëndësishme si Juan Jesus dhe as kur kthehet në Premier League pas më shumë se 1 muaji e gjysmë.

Perfektë “Topçinjtë” edhe në derbin e Londrës kundër West Ham të fituar 3-1 me pak drithërima pas pjesës së parë të mbyllur në disavantazh. Saka, Martinelli të zakonshëm në takimin me golin dhe “qershia mbi tortë” Nketia regjistruan suksesin e 13 në 15 javë kampionat ku numërojnë vetëm 1 humbje.

Pothuajse perfektë me 40 pikë në majën e klasifikimit londinezët që askush nuk arrin t’i ndalë në rrugën drejt titullit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks