Ballina Kronike Arrestohet njëri prej vëllezërve, tentoi të zinte me makinë Kristian Fermosin

Arrestohet njëri prej vëllezërve, tentoi të zinte me makinë Kristian Fermosin

Një konflikt ku u përfshinë 3 shtetas përfundoi në përdorimin e armëve në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua mbrëmjën e së martës, 25 tetor 2022 në lagjen “Skenderbeg” tek sheshi “Prekë Cali” ku protagonist ishin dy vëllezërit Ardian dhe David Kiri si dhe Kristian Fermosi.

Sipas hetimeve të policisë fillimisht shtetasit Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më janë konfliktuar. 

Gjatë debatit në zonë ka mbërritur një mjet i drejtuar nga vellai i Ardianit, David Kiri i cili ka goditur shtetasin Kristian Fermosi. 

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke shtënë me pistoletë por fatmirësisht plumbi ka prekur vetëm mjetin, duke mos lënduar njëri. 

Pak orë pas ngjarjes policia e Shkodres arrestoi David Kirin ndërsa vijojnë të jenë në kërkim shtetasit Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi. 

Mbetet ende i paqartë shkaku i konfliktit mes palëve ndërsa policia vijon hetimet për këtë rast. Në ndihme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes i kanë ardhur kamerat e sigurisë ndërsa do të merret në pyetje shtetasi ndaluar. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks