Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka vijuar operacionet për ndalimin dhe hetimin e krimeve, duke arrestuar dhe ndaluar disa shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin kosovar B. A., 32 vjeç, pasi më datë 28.03.2025 u kap në flagrancë duke vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit B. D., 37 vjeç, në lagjen Salo Halili, Shkodër. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i përkiste B. A.

Po ashtu, specialistët e policisë ndaluan shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi më 24.03.2025 dyshohet se ka goditur me sende të forta komshiun e tij, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të shëndetit mendor, për të cilin është shtruar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për mjekim.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më 27.03.2025 ka vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.

Po më datë 28.03.2025, shtetasi Rr. Rr., 59 vjeç, ka kallëzuar se ka konstatuar derën e banesës së shtetasit L. L., 78 vjeç, të cilit i është hapur dera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu