Ballina Kronike Arrestohet 48-vjeçari, shkaktoi aksident me vdekje në Koplik – Bajzë

Arrestohet 48-vjeçari, shkaktoi aksident me vdekje në Koplik – Bajzë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në aksin rrugor “Koplik- Bajzë”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin L. M., 48 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi R. Sh., 66 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. R., 80 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-N. A., 70 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Pukë arrestoi shtetasin J. Gj., 35 vjeç, banues në fshatin Qerret i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Policia Kufitare e PKK Muriqan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Kosovë, pasi në bagazhin e automjetit që drejtonte, u gjetën 12 pako me lëndë piroteknike, pa dokumentacionin që kërkon ligji për tregtimin e këtyre lëndëve. 12 pakot u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks