DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Near”.

U kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, për një rast të tillë, kanë organizuar në bashkëpunim me DVKM Shkodër, operacionin policor të koduar “Near”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

O. S., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, kundrejt pagesës, 2 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu