Ballina Kronike Arrestohet 33-vjeçari në Lezhë dhe vihet nën hetim 18-vjeçari në Mirditë! Sekuestrohen...

Arrestohet 33-vjeçari në Lezhë dhe vihet nën hetim 18-vjeçari në Mirditë! Sekuestrohen 80 gramë kokainë, 3500 € dhe doza kanabisi

Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

I arrestuari në Lezhë posedonte 80 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, mjet për konsumimin e kokainës, armë të ftohta dhe 3500 euro të përfituara nga shitja e dozave. I proceduari në Mirditë posedonte doza cannabisi, me qëllim shitjen.

Specialistët e policive vendore të Lezhës dhe të Mirditës kanë vijuar kontrollet, sigurimin e inteligjencës policore dhe hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, me qëllim goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat, së fundi, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Për këto raste:

-u arrestua në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasi D. Rr., 33 vjeç, banues në Lezhë, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro;

-u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Rrëshen, sepse nga kontrolli fizik që iu krye në qytetin e Rrëshenit, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, si dhe sendet e tjera që iu gjetën shtetasit D. Rr., u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks