Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 38 vjeç, banues në fshatin Bicaj, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar një 31- vjeçare, se shtetasi P. K. e ka kanosur dhe fyer nëpërmjet celularit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 65 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi është konfliktuar me shtetasen D. P., 58 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz.

Mbrëmjen e djeshme është paraqitur në qendrën shëndetësore në Velipojë, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se aksidentalisht ka thyer xhamin e derës në një shtëpi plazhi të marrë me qira, në fshatin Pulaj, dhe për pasojë ka dëmtuar duart. Aktualisht po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu