Ballina Kronike Arrestohet 20-vjeçari, forcat “Shqiponja” i gjejnë dorezë metalike në automjet! Ja çfarë...

Arrestohet 20-vjeçari, forcat “Shqiponja” i gjejnë dorezë metalike në automjet! Ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. Gj., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

• T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre. Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti.

• A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. H., 67 vjeç, se ky shtetas, me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar gardhin rrethues të pronës së tij.

Më datë 15.03.2026, një 17-vjeçar ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin në rrugën kryesore, përpara banesës së tyre, në fshatin Selcë, automjet i lënë në ruajtje nga gjyshi i tij, shtetasi Gj. T., 69 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks