Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu