Ballina Bota Arrestohen “skifterët” nga Nikla, banda shqiptare grabiste shtëpitë e të pasurve në...

Arrestohen “skifterët” nga Nikla, banda shqiptare grabiste shtëpitë e të pasurve në Francë dhe Belgjikë

Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime.

Një rrjet kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet franceze. Grupi i grabitësve operonte midis Francës dhe Belgjikës dhe kishte në shënjestër kryesisht figura publike, persona të famshëm apo biznesmenë të fuqishëm.

Sipas mediave franceze, organizata e quajtur “Nikla”, ka kryer jo më pak se 49 grabitje në shtëpitë e futbollistëve, drejtuesve të Formula 1 dhe këngëtarëve. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të arrestuar është nga Nikla e Fushë-Krujës, çka ka bërë që autoritetet ti vendosin këtë emër grupit të tyre.

Anëtarët e bandës kanë arritur që të vjedhin sende me vlera të mëdha, bizhuteri luksoze dhe artikuj të tjerë të shtrenjtë. Më pas këto objekte silleshin në Shqipëri ku shiteshin në tregun e zi. Dëmi total vlerësohet në më shumë se një milion euro.

Policia franceze shprehet se janë arrestuar shtatë persona, mes të cilëve edhe kreu i bandës së skifterëve. Dy prej tyre u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, pesë të tjerët të martën më 4 mars në zonën e Reims.

Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave, i dyshuari si drejtues i rrjetit kriminal, prej disa javësh ishte në kërkim nga Interpoli. ADN-ja e tij u gjet në më shumë se tridhjetë vjedhje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.

Ai ishte gjithashtu i njohur për arratisje të shumta pasi më herët arriti që të largohej nga burgu në Treviso në Itali./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks