Ballina Kronike Arrestohen dy mjekë të QSUT, dyshohet se merrnin para për të bërë...

Arrestohen dy mjekë të QSUT, dyshohet se merrnin para për të bërë skaner (Emrat)

Dy mjekë të QSUT-s në Tiranë janë arrestuar nga policia për korrupsion.

Ata dyshohet se për ofrimin e shërbimit të skanerit kanë marrë para. Burimet: të arrestuarit janë: Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku. Hetimet proaktive prej tre javësh me përgjime e vëzhgime, janë mbikëqyrur nga prokurori Bledar Valikaj.

Nga hetime janë të dokumentuata të paktën 15 raste.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;
– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks