Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër në ndjekje nga policia dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli.
Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Policia Në i kanë bërë shenjë të ndalojë, por të rinjtë janë larguar me shpejtësi.
Policia i është vënë në pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje janë kapur pranë Varrezave të Dëshmorëve
Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar. Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.
Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunëtorë. Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.
Pas kapjen së tyre policia ushtroi kontroll të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.