Ballina Kronike Arrestime, procedime dhe mbi 3 mijë masa administrative nga policia rrugore në...

Arrestime, procedime dhe mbi 3 mijë masa administrative nga policia rrugore në Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.

Si rezultat, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 16  të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 3433 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔730 për parakalime të gabuara;

✔97 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

✔42 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

✔176 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

✔227 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

✔869 për parkime të gabuara;

✔16 për mungesë të polices së sigurimit;

✔29 për xhama të erresuar;

✔ 1247 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.   

Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks