Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin malazez M. C., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje në aksin rrugor “Shkodër–Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. T., 72 vjeç, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin G. T., 58 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. T.;
-në aksin rrugor “Shelqet–Pistull”, shtetasi P. Gj., 73 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, është vetërrëzuar. Si pasojë, shtetasi P. Gj. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 40 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., 31 vjeç, dhe më pas është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. H., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasit G. Sh. dhe F. H., të cilët morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 40 vjeç, pasi në hyrje të R.Sh.-së, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në çantën e dorës iu gjet një sasi monetare euro të padeklaruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






