Ballina Kronike Arrestime dhe procedime nga policia e Shkodrës/ Shkeljet e kryera në 24...

Arrestime dhe procedime nga policia e Shkodrës/ Shkeljet e kryera në 24 oret e fundit!

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. V., 43 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. M., 77 vjeç, banues në Shkodër dhe E. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-dy të mitur, 17 vjeç dhe 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje, motomjete pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë ndaluan shtetasin N. M., 51 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 28.02.2026, në fshatin Rrjoll, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, banorë të zonës, kanë organizuar protestë për pengimin e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi. Gjatë protestës, ata kanë goditur punonjësit e kompanisë së sigurisë private, njëri nga të cilët është dëmtuar rëndë, si dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që po kryen punimet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Sh., 50 vjeç, dhe B. Sh., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm, pasi ka kallëzuar shtetasi N. I., 38 vjeç, banues në fshatin Palvar, se këta dy shtetas e kanë kanosur për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks