Një arratisje me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi këtë mëngjes në Via Murri, Bologna ku një tetëmbëdhjetë vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, vdiq pasi u përplas me një shtyllë.
Aksidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit. Sipas mediave italiane, patrulla e policisë ndaloi një “Audi” për kontroll, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar. Ndërsa Maksuti ishte pasagjer.
Por dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe u larguan me shpejtësi. Pak më vonë, shoferi 19-vjeçar humbi kontrollin, duke u përplasur me një shtyllë dhe më pas me makina të tjera të parkuara në rrugë. 18-vjeçari vdiq menjëherë. 19-vjeçari, u dërgua me urgjencë në spital. Brenda makinës u gjetën një çekiç thyerjeje xhamash, një palë doreza dore dhe një byzylyk ari, si dhe një palë çelësa apartamenti. I ndjeri, sipas hetimeve, kishte precedent të mëpërshëm penalë. Policia tashmë po punon për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.