Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e të burgosurit Altin Ndocit, një nga emrat më të njohur të botës së krimit. Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore në spitalin e Durrësit. Pasi goditi punonjësin e sigurisë, të arrestuarin në parkim e priste një “Audi A7”, me të cilën ai arriti të largohej nga spitali. Newspower.al mëson se targat e automjetit tip “Audi A7 rezultojnë të jenë denoncuara, të vjedhura pak ditë më parë.

Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte, pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë model tip “Audi A7”.

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”. Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm. Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Erion Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

Newspower.al ka siguruar videon kur Altin Ndoci, një nga emrat më të njohur të botës së krimit, është arratisur nga spitali i Durrësit.

Në video, Ndoci shihet duke vrapuar mes makinave në parkimin e spitalit dhe zhduket pas një ndërtese. Dyshohet se aty ka qenë duke e pritur mjeti tip “Audi A7”, me të cilin ai u arratis nga spitali.

Si ndodhi arratisja?

Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore në spitalin e Durrësit. Pasi goditi punonjësin e sigurisë, të arrestuarin në parkim e priste një “Audi A7”, me të cilën ai arriti të largohej nga spitali. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se targat e automjetit tip “Audi A7 rezultojnë të jenë denoncuara, të vjedhura pak ditë më parë. Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte, pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë model tip “Audi A7”.

Kush është Altin Ndoci?

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”. Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm.

Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Erion Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu