Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i burgosuri identifikuar si Daut Laze ka arritur që të “thyejë” sigurimin dhe të arratiset gjatë natës.  Ky shtetas rezulton të ishte i dënuar për dhunë në familje.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia është “ngritur në këmbë” dhe po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu