Kreu i konferences Ipeshkvnore, njeheresh arqipeshkevi i Shkodres imzot Angelo Massafra ka ngritur shqetesimin per rrugen drejt fshatit Shllak, e cila eshte tejet e amortizuar dhe rrezik per jeten e kalimtareve. Ai ju ka bere thirrje drejtuesve vendore te bashkise Vau Dejes te marrin masa per rikonstruksionin e saj. Arqipeshkevi Massafra kremtoi meshen e shenjte ne kete zone te thelle malore.
Statusi i plote:
Pas një rruge të mundimshme e totalisht të shkatërruar Imzot Angelo Massafra, duke mos u ndalur kurr në zellin misionar e qëndrimit sa më afer me njerëzit, kremtoj Meshën e Shenjtë në Log-Gegaj Shllak ku i dha Sakramentin e Krezmimit disa të rinjëve të kësaj famullie dhe po ashtu i dha Sakramentin e Pagëzimit një fëmije. Gjithashtu i Imzot Massafra i bën thirrje autoriteteve lokale të Bashkisë Vau i Dejës , Kryetarit të saj , që të marrin masa për sistemimin e rrugës e krijimin sa më parë të një projekti për rikonstruksionin total të rrugës.






