Në audiencën e përgjithshme të mbajtur kete të mërkure nga Papa Françesku në Vatikan, Arqipeshkvi i Shkodrës si dhe njëkohësh Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra, pati një takim me Atin e Shenjtë Papa Françeskun. Në këtë takim arqipeshkëvi Massafra i shprehi dashamirësinë e afërsinë popullit shqiptar Papa Françeskut. Nga ana e tij Ati i Shenjtë i përcolli kreut të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare bekimin dhe lutjet për popullin shqiptar që të jetë në paqe e me dashurinë për Zotin.
Në përshëndetjet pas kësaj audience për shtegtarët italianë, Papa kujtoi përsëri situatën dramatike në Lindjen e Mesme, duke përsëritur edhe thirrjen për Ukrainën e për të gjitha “zonat e plagosura nga lufta”. Kujtoi, më pas takimin e së premtes, 27 tetor, ditë agjërimi, lutjeje e pendese, ku shtoi “do të mblidhemi e të lutemi për paqen në botë”. Në këtë mënyrë situata dramatike në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në fjalët e Papës.