Arqipeshkvi i Metropolit Shkodër-Pult imzot Giovanni Peragine i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij ai thekson rëndësinë e agjërimit dhe lutjes gjatë Ramazanit, duke uruar që kjo festë të sjellë forcë të re shpirtërore.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult ju uroj: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit.
Festa e Bajramit vjen pas agjerimit dhe lutjes që bëtë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë myslimane dhe që uroj t’i ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale.
Po ashtu, Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ju shpreh të gjithëve ju urimin e tij të përzemërt. Sivjet Mesazhi e Tij ka si moto: “Të krishterë dhe myslimanë: ajo që shpresojmë të bëhemi së bashku”:
“Në një botë të shënjuar nga padrejtësia, konfliktet dhe pasiguria për të ardhmen, thirrja jonë e përbashkët bashkëmbart shumë më tepër sesa praktika të ngjashme shpirtërore. Bota jonë ka etje për vëllazëri dhe dialog të njëmendtë. Së bashku, myslimanët dhe të krishterët mund të jenë dëshmitarë të kësaj shprese, me bindjen se miqësia është e mundur pavarësisht peshës së historisë dhe ideologjive.” Prandaj, ajo që duam të bëhemi së bashku është të jemi vëllezër e motra në njerëzishmëri, të cilët e çmojnë thellësisht njëri-tjetrin. Besimi ynë në Zot është një visar që na bashkon.”
Në pa mundësi të jem pranë jush në këtë ditë feste për shakak të angazhimeve jashtë vendi Ju uroj edhe një herë përzemërsisht.”