Rreth 200 qytetarë kanë aplikuar deri tani për Paketën e Maleve në Bashkinë Vau i Dejës. Marinela Deda, drejtore e drejtorisë ligjore dhe Aseteve bën me dije se të gjithë të interesuarit mund t’i drejtohen pranë sporteleve që bashkia Vau Dejës ka vënë në dispozicion për ndihmë dhe asistencë mbi procedurat e aplikimit.
Interesi më i madh për paketen e maleve vijon të jetë në zonat përgjatë luginës së lumit Drin.
Qytetarët dhe investitorët mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja e këtij programi, i cili adreson zhvillimin industrial e turistik. Zonat e përfshira në “Paketen e Maleve” shtrihen në Barbullush, Luginën e Drinit, Bushat, Shllak, Mnelë dhe Nënshat!






