Ballina Sociale Apeli për ndihmë/ Humbën djalin 21-vjeçar, vajza me aftësi të kufizuara: drama...

Apeli për ndihmë/ Humbën djalin 21-vjeçar, vajza me aftësi të kufizuara: drama e një familjeje që pret shpresë!

Të nderuar,
Në këtë rrugëtim reflektimi drejt Bajramit dhe Pashkës, dëshirojmë të ndajmë me ju rastin e familjes së K.Gj, familje e besimit mysliman, banues në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.
Prindrit paten tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajzen e madhe tashmë e kanë të martuar, vajza e vogël është me aftësi të kufizuara, për shkak të vonesës zhvillimore, ndërsa djalin Gj. Gj, e humbën në një aksident, në moshën 21 vjeçare.
Familja Gj, karakteriozohet nga një mirësi dhe bujari e rrallë, por gjendja e tyre ekonomike e tashmë edhe emocionale e sociale, është shumë e rëndë dhe e vështirë. Veçanërisht pas humbjes së djalit dhe gjendjes së vajzës, ata papritur u gjenden të pa shpresë për të ardhmen.
Shtëpia ku ata mblidhen/jetojnë pasi janë munduar gjatë ditës të punojnë diçka, për aq mundësi sa ofron fshati, është në gjendje të mjeruar, jashtë çdo kushti për jetesë. Pamundësia për të siguruar të ardhura përtej mbijtesës, jua vështirëson akoma më shumë gjendjen e tyre shpirtërore dhe emocionale, sepse nga njëra anë vuajnë mungesën e shtyllës së shtëpisë, djalit të tyre, nga ana tjetër vuajnë mungesën e kushteve më minimale për vajzën me aftësi të kufizuara.
Banorët e fshatit, përfaqësues të Kishës Katolike, në dijeni të gjendjes në të cilën gjendet familja Gj, herë pas here ju janë gjendur pranë, duke i ndihmuar me bazë ushqimore e materiale, për tjua zbutur e lehtësuar sado pak dhimbjen e vështirësitë e përditshme.
Ka filluar ndërtimi i një banese me kushte dinjitoze e njerëzore për ata, persona/subjekte të ndryshëm/ndryshme kanë ofruar ndihma sipas mundësive, duke siguruar deri në këto momente, tjegulla, suvatime dhe instalime, por përfundimi i kësaj banese me kushte minimale ka nevojë akoma për më shumë duar të shtrira.
Në këto ditë që na bashkojnë në lutje, agjerim, e reflektim, por edhe falënderues që Zoti na ka dhënë ato që i gëzojmë, le të japim secili nga pak, për familjen Gj, për t’i dëshmuar praninë e mbështetjen tonë, si një shtrëngim duarsh e mënyrë lehtësimi që ata të mos e mbartin të vetëm humbjen dhe peshën e rëndë që ju ka sjellë jeta.
Me mirënjohje… shtrijë duart atyre që për shkak të skamjes në të cilën gjenden, nuk e shikojnë dritën e mëngjeseve, si një dëshmi se kalimi nga errësira në dritë mund të arrihet së pari nëpërmjet ringjalljes së besimit dhe të shpresës.
Dëshmo ringjalljen, bëhu urë nëpërmjet kontributit tënd dhe ndihmo dikë të përqafojë dritën.
Ashtu si Pashka, ku jeta fiton ndaj vdekjes, prania juaj në këtë rast, nuk do të jetë thjeshtë kontribut, por triumf i së mirës ndaj të keqes; i mirësisë ndaj ligësisë, i shpresës ndaj dorëzimit; i miqësisë ndaj braktisjes.
LOG, Shoqata Life of Giving, ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe shpreh gëzimin për ndarjen e parimeve të njëjta në ndihmë të nevojtarëve.

linku:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks