Ballina Aktualitet Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë, në fuqi vendimi me...

Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë, në fuqi vendimi me 21 vite burg

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisën duke lënë në fuqi vendimin që e dënon me 21 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ish truprojen e tij Besim Çerja dhe plagosjen e truprojes tjetër, Zenel Neza ndodhur më 12 shtator 1998.

Izet Haxhia ankimoi vendimin e gjykatës së Tiranës duke kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 314, datë 11 shkurt 2022 kishte  vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim.

Apeli

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vetë Izet Haxhia.

Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor e dënimin me 25 vite burg. Ndërkohë Izet Haxhia kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Marsela Dervishi dhe anëtarë Alma Ahmeti dhe Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë 31 tetor 2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks