Ballina Kronike Apeli e lë në burg, Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë seancës...

Apeli e lë në burg, Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë seancës gjyqësore: S’kam shkuar ende te varri…

Në Gjykatën e Apelit, u mbajt sot seanca për Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët. Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë. Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Komisariati i Policisë Shkodër,,ka regjistruar kallëzimin penal, ndaj  shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit me inciativë dhe caktimit e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes”” , parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 351 , datë 07.05.2024, ka vendosur:

 Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

  1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të të dyshuarit E. A të bërë nga ana e Policisë Gjyqësore në datë 05.05.2024, ora 02.30 minuta.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit E. A atë të “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
  3. Në aplikim të nenit 21/3 të ligjit “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale” dhe nenit 417 të K.Pr.Penale ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ose “garanci pasurore”

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali , vendosi:

 – Miratimin e vendimit nr. 351, datë 07.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks