Një histori e dhimbshme vjen nga Shkodra, ku 25-vjeçari Renis Bandula po përballet me një betejë të rëndë për jetën. I riu vuan nga një sëmundje serioze e zemrës e quajtur kardiomiopati e dilatuar, e cila ka dobësuar rëndë funksionin e zemrës dhe e ka vënë atë në rrezik të vazhdueshëm për jetën.

Që në fëmijëri, Renisi ka kaluar sfida të mëdha shëndetësore, duke iu nënshtruar një operacioni të rëndë për heqjen e një veshke dhe më pas kimioterapisë. Megjithatë, ai u rrit i fortë dhe plot ëndrra, duke punuar si kuzhinier – profesionin që e donte me pasion.

Sot, për shkak të sëmundjes, ai është i detyruar të ndalojë punën, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë, përfshirë terapi të avancuar për dështimin e zemrës dhe mundësinë e implantimit të një pajisjeje kardiake.

Kostot për trajtim dhe udhëtim janë të papërballueshme për familjen, e cila ka hapur një fushatë në GoFundMe për të kërkuar ndihmë. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes për Renisin.

Familja apelon për solidaritet dhe mbështetje, duke ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë ose të paktën të shpërndajnë mesazhin.

LINKU NE GOFUNDME: https://gofund.me/d872c8f8e

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu