Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme më 14 shkurt. Lajmi u konfirmua nga vetë DASH.

Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. Sa i përket se kë do të takojë të Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime. Me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani, raporton Top Channel.

Sekretari Blinken po ashtu do të takohet me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë për ti falënderuar, në përçimin dhe zbatimin e direktivave të DASH në forcimin e demokracisë shqiptare e përmbushjen e një prej prioriteteve të administratës Biden, luftën ndaj korrupsionit në nivel global.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu