Ballina Aktualitet Ankimoi masën e pezullimit nga detyra, Apeli i GJKKO rrëzon Ballukun

Ankimoi masën e pezullimit nga detyra, Apeli i GJKKO rrëzon Ballukun

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankesën e Belinda Ballukut për rrëzimin e masës së pezullimit nga detyra. Shqyrtimi i kësaj kërkese erdhi pas vendimit të Kushtetueses, ndonëse Balluku tashmë është shkarkuar si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë

nga gjyqtare Miliana Muça, pas pezullimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr. 86 akti, datë 11.12.2025

regjistrimi, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe

nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues

“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, sot më datë

09.03.2026 disponoi për çështjen penale nr. 5 akti, datë 10.02.2026 regjistrimi, si vijon:

1. Miratimin e vendimit nr. 18, datë 19.11.2025 dhe të vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje

me ankimin e ankueses B.B edhe për sa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit

personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi

nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

U shpall në Tiranë më datë 09.03.2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks