Ballina Aktualitet Anija me mbetje toksike mbërrin në Shqipëri, prokuroria e Durrësit sekuestron 102...

Anija me mbetje toksike mbërrin në Shqipëri, prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët

Prokuroria e Durrësit ka vendosur nën sekuestro anijen “Moliva”, që mbërriti mëngjesine sotëm në portin e Durrësit. Anija ka mbetje toksike në 102 kontejnerët e saj.

“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.
Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.
Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”,thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Ndërkohë, përfaqësues të rrjetit të Bazelit që denoncuan këtë rast, do të japin një konferencë për shtyp paraditen e sotme.

Ata kërkojnë që të monitorojnë procesin e marrjes së mostrave dhe analizave të mbetjeve.

Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme mbërriti në portin e Durrësit sot rreth orës 07:30.

Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks