Ballina Sport Anglia “qan” me Kane, Franca në gjysmëfinale falë Giroud

Anglia “qan” me Kane, Franca në gjysmëfinale falë Giroud

Protagonistët janë ata, qëndërsulmuesit e Francës dhe Anglisë, Giroud dhe Kane ku anglezi toleroi në 11-metërshin e dytë në favor të Anglisë duke i falur fitoren 2-1 Francës dhe biletën e gjysmëfinales së Kupës së Botës kampionëve në fuqi.

Një ndeshje sektakolare në “Al Bayt” ku triumfoi klasi i skuadrës së Deschamps ndërsa ironikisht, edhe pse ndoshta në ndeshjen më të mirë të botërorit, Anglia nuk mundi të thyente një Francë shumë të fortë.

Emocione në një klasike të vërtetë europiane ku Mbappe nuk arriti të shkëlqente i mbërthyer nga Walker por Giroud sigloi rrjetën e 53 me fanellën e kombëtares që rezultoi edhe goli vendimtar që çon Francën në gjysmëfinale për të dytin edicion rresht, ndërsa lë jashtë Anglinë që dështon sërish dhe shtyn me 4 vite të tjerë betejën për një Kupë Bote që në ishull mungon që prej vitit 1966.

Ishte pikërisht Kane që pasi mori përsipër 11-metërshin e dytë të Anglisë, nuk arriti të shënjestronte portën e shokut të skuadrës Hugo Lloris, ndërsa golin e parë të sfidës e shënoi Tchouameni, ndërsa Anglia rastet i ktijoi por ndeshja mbeti e mbarthyer në avantazhin e kampionëve të botës që do të sfidojnë të mërkurën Marokun për të kërkuar finalen e dytë rresht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks