Ballina Aktualitet Angazhim i fortë i SHBA në mbështetje të reformës në drejtësi/ Ja...

Angazhim i fortë i SHBA në mbështetje të reformës në drejtësi/ Ja mesazhi nga gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë

Një delegacion i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet e Bashkuara, përfundoi sot vizitën në Tiranë.

Gjatë pesë ditëve në vend, ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës.

Në Këndin Amerikan në Tiranë, gjyqtarët u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale.

Vizita përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks