Screenshot

Në skenën e Teatrit “Migjeni” u shfaq monodrama “And’rra e Nan’ Terezës, njerëzorja hyjnore”, një rrëfim i thellë artistik dhe shpirtëror kushtuar figurës së Nënë Terezës.

Nën interpretimin e artistes së mirënjohur Justina Aliaj, publiku u përfshi në një udhëtim emocional mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të shenjtores shqiptare.

Vepra, me regji të Gëzim Kames, erdhi si një ndërthurje e fjalës, muzikës dhe reflektimit, duke sjellë në qendër dimensionin njerëzor dhe hyjnor të Nënë Terezës.

Pas shfaqjes, Justina Aliaj ndalet te procesi i mishërimit të figurës së Nënë Terezës dhe përgjegjësia shpirtërore që mbart ky rol.

Shfaqja u prit me interes nga publiku shkodran, teksa fjala dhe muzika u bashkuan për të përcjellë një mesazh të fortë human dhe frymëzues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu